Shkurt.ch
BE, tre muaj në vit roaming falas: A do ta ndjekë Zvicra këtë veprim?
Qytetarët e vendeve të BE-së së shpejti do të kenë mundësi që tre muaj brenda viti të mund të shfrytëzojnë internetin gratis në vendet jashtë vendit të tyre. Disa politikanë të Zvicrës duan që edhe Zvicra t`i bashkohet BE-së në këtë pikë
Qysh vitin e kaluar Parlamenti Evropian kishte marrë vendimin që deri në mesin e vitit 2017 të bien të gjitha shpenzimet shtesë për telefonim dhe surfim për qytetarët e BE-së jashtë shtetit të tyre, shkruan 20minuten.ch. Të hënën, Komsiioni i BE-së tashmë ka dalë me konkretizimin e planeve. Ai në një projektligj propozon që secili shfrytëzues i telefonit celular të ketë brenda vitit 90 ditë roaming falas.
Zvicra, edhe pse nuk është pjesë e BE-së, reagon pas këtij ndryshimi. Politikanë të caktuar thonë se duhet të ketë zhvillime të reja në debatin për roamingun, edhe në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Së voni ka qenë deputetja nga CVP Elisabeth Schneider-Schneiter e cila i ka kërkuar Këshillit Federal në muajin qershor që të ulë me ligj çmimet e roamingut. Sipas saj, Zvicra duhet të ndjekë shembullin e BE-së. Ajo thotë se më së miri do të ishte që Zvicra përmes një marrëveshjeje shtetërore të bëhet pjesëmarrëse në një zgjidhje në kuadrin e BE-së.
Berna zyrtare ka planifikuar një rishikim të ligjit mbi telefoninë në kuadër të të cilit do të luftoheshin çmimet jashtëzakonisht të larta të roamingut. Ende nuk dihen hollësitë e këtij ndryshimi.
Nga ana tjetër Natalie Ricklin, kryetare e komisionit parlamentar për telefoni ka qëndrim kritik ndaj një zgjidhjeje të përbashkët me BE-në. “Me Brukselin aktualisht kemi aktualisht probleme tjera”, ka thënë ajo.
Ndërsa Swisscom thotë se tashmë në Zvicër ka pasur ulje çmimesh në telefoni, duke iu referuar ofertave të shumta për klientët e abonamenteve të cilat në shumicën e rasteve kanë brenda tyre edhe ofertat për roaming. Në rast përshtatjeje me kushtet që ofron BE-ja për shtete e veta anëtare, Zvicra gjegjësisht ofertuesit e saj telefonikë do të pësonin, thonë në Swisscom.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











