Lajme
BE vendos: MSA për Kosovën, bisedime për Serbinë
Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Herman Van Rompuy ka thënë se BE e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë dhe MSA-në për Kosovën
Liderët e Shteteve të Bashkimit Evropian edhe formalisht kanë miratuar të premten autorizimin për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën si dhe kanë rekomanduar hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në BE.
Ky vendim është marrë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel. Këtë vendim të Brukselit e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.
Ai nëpërmjet rrjetit social Twitter ka thënë se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian. Sipas tij, pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Edhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fule, ka shfrytëzuar rrjetin social për t’i uruar Kosovës për këtë vendim. “Pas vendimeve të Këshillit të Evropës: Urime Serbisë dhe Kosovës. Pres me padurim nisjen e negociatave”, ka shkruar Fule në Twitter, transmeton “Zeri.info”.
Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se është miratuar vendimi për nisjen e MSA-së me Kosovën. “Vendimi që autorizon hapjen e negociatave për MSA-në në mes të BE-së dhe Kosovës është miratuar”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndryshe, rekomandimin që MSA t’i jepet Kosovës dhe data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Serbinë, e kanë dhënë shefat e diplomacive të shteteve të BE-së, në një takim që kanë mbajtur të hënën.
Vendimi i Brukselit për Kosovën dhe Serbinë ka ardhur pa suksesit që dy shtetet kanë treguar në bisedimet për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











