Shkurt.ch
BE: Zvicra të rivotojë “Iniciativën kundër Migrimit Masiv”
"Një negocim i ri i marrëveshjes për lëvizje të lirë i BE-së me Zvicrën është jashtë çdo diskutimi
Një kthesë në jetësimin e iniciativës së SVP-së kundër migracionit masiv. 14 muaj pas votimit të saj, Bashkimi Evropian këmbëngul që një votim tjetër me këtë temë është i pashmangshëm. Kështu ka kërkuar udhëheqësi i bisedimeve nga ana e BE-së, Maciej Popowski.
Ai në një intervistë për disa gazeta zvicerane në gjuhën frënge ka thënë se populli i Zvicrës patjetër duhet që deri në vitin 2016 të marrë edhe një vendim, shkruan azonline.ch. Kjo për faktin se, siç ka thënë ai, “një negocim i ri i marrëveshjes për lëvizje të lirë i BE-së me Zvicrën është jashtë çdo diskutimi.
Është e paimagjinueshme të bëhet një hap mbrapa. Klauzolat mbrojtëse i takojnë të kaluarës, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Popowski ka shtuar se edhe caktimi i kontingjenteve për punëtorët e huaj ose i përparësisë së vendësve refuzohet nga Brukseli.
Në përgjithësi sipas polakut i cili ka ardhur në postin e shefit të diplomacisë së BE-së në vend të David O`Sullivan, i mbetet Zvcrës të propozojë rrugëdaljen nga qorrsokaku.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











