Portrete të firmave

“Beauty Zone Besa”, qendra magjike e bukurisë

Beauty Zone Besa” është një qendër e hapur këto ditë në Cyrih, në të cilën i tërë ekipi është i përkushtuar në fushën e bukurisë, duke kombinuar profesionalizmin me cilësinë më të lartë të shërbimit të klientit.

Vizita juaj në “Beauty Zone Besa” do t’ju mbushë me ngrohtësi, dashamirësi dhe rezultate të mrekullueshme.

Në “Beauty Zone Besa” përfitoni një eksperiencë magjike në botën e bukurisë!

Arbesa Rexhepi

E lindur dhe rritur në Zvicër, Arbesa Rexhepi, 30 vjeçja nga Presheva, e ka hapur në Glattbrugg, Zürich, qendrën “Beauty Zone Besa”, e cila merret me trajtime stomatologjike dhe trajtime të bukurisë.

Për albinfo.ch, Rexhepi ka treguar për jetën e saj në Zvicër dhe eksperiencën e saj në këtë fushë.

“E kam përfunduar shkollën nga fillimi deri në fund në Zvicër, pastaj e kam bërë zanatin si ndihmëse stomatologeje dhe e kam kryer një shkollë të lartë për pastruese te dhëmbëve, (‘Prophylaxeassistentin’). Kam punuar në Cyrih në një ordinancë stomatologjike. Nga momenti që kam filluar zanatin tim më 2008-2011, kam punuar gjatë tërë kohës, që një ditë ta arrij qëllimin tim”, ka thënë ajo.

Me një stil modern dhe unik, Arbesa merret me përpikëri me çdo detaj që t’u sjellë klientëve të saj në ambient tejet komod. Pra, përveç shërbimeve tejet cilësore, aty mund të gjeni një studio glamuroze dhe moderne. Në këtë qendër çdo herë gjeni atë që kërkoni.

E pyetur për idenë për këtë biznes, Arbesa ka treguar se ideja i ka lindur para një viti. “Ideja për këtë biznes shumë interesant më ka lindur para një viti, por një ditë në mëngjes, tek puna ime në ordinancë kisha shumë stres, më mungonte hapësira personale dhe në atë moment kam marrë vendimin që ta realizoj ëndrrën time. Nuk doja të ofroj vetëm shërbime për dhëmbët, por edhe diçka më interesante, të integroj edhe trajtime te bukurisë, që të jetë diçka më e veçantë. Kjo ka ndodhur shumë shpejt, sepse unë, nëse dua diçka, e dua menjëherë”, thotë ajo, ndër të tjera.

Arbesa Rexhepi ka folur edhe për vështirësitë e depërtimit të saj si shqiptare në Zvicër.

“Të depërtosh si shqiptare në Zvicër, nuk është lehtë, mirëpo varet se çfarë karakteri ke. Konkurrenca është shumë e madhe, sidomos në pjesën e trajtimeve të bukurisë, por unë jam një tip i tillë që kur dua të arrij diçka, i jap të gjitha që ta bëj këtë, që të paktën të di se edhe nëse nuk depërtoj nuk është për fajin tim”, shton Arbesa.

Si këshillë për shqiptarët në Zvicër dhe kudo nëpër botë që duan të fillojnë biznese, Arbesa thotë se nuk duhet të pritet, të humbet koha, por duhet marrë guximin për të rrezikuar, pasi siç shprehet, pa e provuar, nuk e dini a do të funksionojë.

Të jesh i bukur është fat, bukuria dhe shkëlqimi gërshetohen së bashku në “Beauty Zone Besa”, ngase prej aty do të dilni duke buzëqeshur pas pastrimit rrënjësor të dhëmbëve!

albinfo.ch
albinfo.ch