Lajme
Beba njëvjeçare në Zvicër ra në një kovë me ujë, humbi jetën
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kantonin Thurgau
Rast i pazakontë: një foshnjë në Zvicër, e moshës 1-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht duke luajtur, transmeton albinfo.ch.
Javën e kaluar në Basadingen të Kantonit Thurga, beba njëvjeçare ka rënë në një kovë plot me ujë. Ani pse është dërguar në spital me helikopter, nuk u mbijetoi plagëve dhe aty vdiq.
Policia Kantonale e Thurgaut ka sqaruar rrethanat e tragjedisë, e cila ende mbetet e paqartë. Kur u pyet nga Blick, zëdhënësja Claudia Brunner shpjegoi se kova në fjalë ishte një kovë me ngjyrë.
Referuar informacioneve të disponueshme deri më sot, djali njëvjeçar ka rënë në një kovë plot me ujë pak pas orës 12:45 në Diessenhoferstrasse, për arsye që mbeten të panjohura. Vogëlushi u ringjall nga nëna e tij derisa mbërritën shërbimet e urgjencës.
Në gjendje kritike, me helikopter u desh të dërgohej në spital. Sipas një njoftimi për shtyp nga Policia Kantonale e Thurgaut, ai vdiq aty pak më vonë. Për rastin në fjalë është hapur një hetim.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











