Shqipëria

Bebe Rexha: Unë e dua vendin tim, kam gjak shqiptari

Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër gjendjen pas tërmetit.

Ajo gjendet në fshatin Bubq, ku po viziton familjen e Musa Dacit.

Këngëtarja me famë botërore gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti.

Bebe, e cila është me prejardhje shqiptare, ka premtuar ndihma, raporton OraNews.

Në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar”.