Lajme
BE:Dialogu Prishtinë – Beograd do të vazhdojë
Bashkimi Evropian zotohet se do të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, pas formimit të qeverisë së re në Beograd
Por, paraprakisht, Brukselit do t’i nevojitet një fazë konsultative me palët, rreth vazhdimit të bisedimeve.Çështja kryesore që pritet të përcaktohet është nëse dialogu do të vazhdojë të cilësohet si teknik, apo do të përfshijë në vete edhe çështjen e veriut.Aktualisht, të dyja palët e përfshira, tregohen të rezervuara duke pritur formimin e qeverisë së re në Beograd. Në anën tjetër, Maja Kocianqiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Kethrin Eshton, thotë se Brukseli ua ka bërë të qartë palëve se dialogu do të vazhdojë, transmeton ReL.Insistimi i Brukselit për vazhdimin e dialogut, nuk është duke u pritur me entuziazëm as nga Prishtina, dhe as nga Beogradi.Përderisa presidenti i ri serb Tomisllav Nikolliq, gjatë fushatës kishte deklaruar se ai nuk do t’i respektojë marrëveshjet e arritura, nëse ato janë në kundërshtim me interesat e Serbisë, në Prishtinë ka një fjalor më të butë politik duke e kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, thotë se Qeveria e Kosovës pret që para vazhdimit të bisedimeve të zbatohen marrëveshjet e arritura.Dialogu Prishtinë – Beograd ka hyrë në një udhëkryq të ri, pas fitores së Tomisllav Nikolliqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi, i njohur për qëndrime nacionaliste në raport me shqiptarët dhe Kosovën.Analistët politikë në Prishtinë madje kanë paralajmëruar që Nikolliq mund të përqendrojë politikën e tij, tash e tutje, ekskluzivisht në veriun e Kosovës duke i rikthyer ambiciet serbe për shkëputjen e kësaj pjese nga Kosova.Megjithatë, besohet se pozicioni i qartë serb në raport me dialogun, veriun dhe Kosovën në përgjithësi mund të shihet pasi që në Beograd të formohet edhe qeveria e re, raporton Radio Evropa e Lirë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












