Lajme
Beg Fearti, i gatshëm për sezonin e ri
Futbollisti kosovar është i gatshëm për “FC Sion” për të luftuar për titullin e superligës zvicerane
Karriera e Beg Feratit ishte një rrugë më gurë. Ai përveç disa mospajtimeve që kishte me klubet futbollistike edhe lëndimet e shpeshta, bën që Begu për kohë të gjata të mbetet jashtë fushave të futbollit. Por, tani mbrojtësi prishtinas që luan për Fc “Sion” është i gatshëm për sezonin e ri në kampionatin zviceran që do të filloj me 18 korrik.
Madje, në synimet e tij është edhe luftimi për titull të superligës zvicerane. “Nëse jo edhe më këtë ekip që e kemi, kur pastaj”, raporton “Futballnet.com”, përcjell “albinfo.ch”.
28 vjeçari Ferati, karrierën e ka nisur në Concordia për të vazhduar te Bazeli nga viti 2008. Aty pati ngritjen më të madhe si futbollist.
Në vitin 2011 ka kaluar në bundesligen gjermane te skuadra SC Freiburg, por në bundesligë Begu pati vetëm disa paraqitje sepse humbi vendin e titullarit për çka edhe u kthye së pari te Winterthuri, e nga vera e vitit 2013 luantek skuadra e FC Sion.
Beg Ferati po ashtu ka luajtur për U-20 (4 ndeshje) dhe për U-21 të Zvicrës (12 ndeshje, një gol) si dhe ka një paraqitje për reprezentacioni “A” të Zvicrës. Gjithashtu ai është ftuar për të luajtur edhe për përfaqësuesen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool











