Kosova

Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos

Kosova do të jetë sërish pë herë të dytë pjesë e Forumin Ekonomik Botëror në Davos (WEF) përmes iniciativës “House of Kosova”, duke u rreshtuar në mesin e vetëm 25 shteteve në botë që arrijnë të kenë përfaqësim të dedikuar me “shtëpinë” e tyre gjatë këtij forumi global, shkruan albinfo.ch.

House of Kosova do të jetë e hapur nga 19 deri më 23 janar 2026, çdo ditë nga ora 10:00, në adresën:
Grüenistr. 18, 7270 Davos Platz, duke shërbyer si pikë takimi për liderë politikë, sipërmarrës, investitorë dhe përfaqësues të diasporës.

Agjenda zyrtare e publikuar:

Sipas agjendës së publikuar, programi përfshin panele të nivelit të lartë, evente kulturore dhe aktivitete rrjetëzimi:

 E martë, 20 janar

16:00 – 17:00 | Panel Diskutimi
“Democracy, Security, and Governance in a New Era”
Me pjesëmarrjen e Albin Kurtit, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

 E mërkurë, 21 janar

15:00 – 16:00 | Panel Diskutimi
“Europe’s Execution Engine: Winning the AI Race Through Specialization”

16:30 – 17:30 | Panel Diskutimi
“Powering Growth Responsibly: Energy Security and Transition Pathways”

20:00 | KoncertAsgjë Sikur Dielli, grupi i njohur alternativ rock nga Prishtina.

21:00 – 00:00 | Event
“Kosova Night – Where Heritage Meets the Future” – mbrëmje kulturore me dialog dhe kuzhinë tradicionale.

 E enjte, 22 janar

16:00 – 17:00 | Panel Diskutimi
“Construction meets AI: Affordable, Climate-Ready Housing at Scale”

19:00 | Koncert – Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

19:30 – 22:30 | Event
“Diaspora goes Davos” – lidhja e sipërmarrësve dhe liderëve kosovarë nga e gjithë bota.

Një sukses diplomatik dhe ekonomik për Kosovën

Pjesëmarrja e Kosovës me House of Kosova në Davos përfaqëson jo vetëm një sukses diplomatik, por edhe një platformë strategjike për promovimin e vendit si destinacion për investime, inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Në një forum ku vetëm një numër i kufizuar shtetesh kanë hapësira të dedikuara për prezantim, prania e Kosovës dëshmon për rritjen e rolit të saj në skenën globale dhe përkushtimin për të qenë pjesë aktive e diskutimeve mbi demokracinë, sigurinë, teknologjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Lexoni po ashtu:

Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026

Agjenda e e “House of Kosova 2026”:

House-of-Kosova_Agenda

Shkarko Dokumentin