Sport
Behrami: “Mësimi i gjermanishtes, i vetmi përfitim imi nga Hamburgu”!
“Finally home” (Më në fund në shtëpi), ka shkruar në twitter-in e tij të fundit Valon Behrami, duke festuar kthimin në shtëpi pas një sezoni të lodhshëm dhe turbulent me Hamburgun në Gjermani.
“Hamburgu për mua mbetet një përvojë negative”, ka thënë vetë për medie futbollisti tashmë 30 vjeçar nga Zvicra me rrënjë kosovare.
Në gusht të vitit 2014 ai pati kaluar nga SSC Napoli i Italisë në HSV Hamburg por asnjëherë gjatë sezonit nuk kishte mundur të realizonte pritjet e tij dhe të klubit që e kishte angazhuar. Problemet e tij kronike me gjurin dhe me dhembjet e herëpashershme të kofshës, nuk e kanë lënë rehat kosovarin. Por edhe jashtë fushës atë e kanë ndjekur problemet…
Duke folur për gazetën “Aargauer Zeitung” tashmë me një gjermanishte dukshëm më të mirë, ai thotë me shaka: “ Ndoshta kjo është gjëja e vetme që e kam përmirësuar gjate këtij viti”.
Ndryshe, ai nuk e fsheh se sa i pakënaqur ndjehet me angazhimin e tij në HSV Hamburg. “Unë vërtet nuk jam Ronaldo por megjithatë kam pritur se do të mund të ndryshoj diçka në këtë klub. Dhe, nuk kam mundur”.
Të gjitha shenjat janë se pritet ndarja e tij nga klubi gjerman, transmeton albinfo.ch. Ai së fundi edhe ka deklaruar se mund ta parafytyrojë një kthim në Itali. Atje ai është duke i kaluar pushimet tashmë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











