Sport
Behrami mund të luajë si mesfushor i djathtë
Trajneri i Watfordit, Quique Sanchez Flores beson se Valon Behrami mund të luajë edhe si mesfushor i djathtë, pasi në këtë pozitë luajti edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës.
Behrami luajti në këtë pozitë ndaj Evertonit së bashku me mbrojtësin Juan Carlos Paredes. Ai bëri paraqitje shumë të mirë. “Behrami ka luajtur në shumë ndeshje në këtë pozitë për Përfaqësuesen e tij.
Zvicra luan me një lojtar ofensiv në anën e djathtë dhe kjo pozitë është e ngjashme me atë të Përfaqësueses zvicerane. Paredes mund të sulmojë dhe Behrami ta mbulojë atë”, thotë Flores për uebsajtin e klubit të Watfordit, transmeton albinfo.ch.
Behrami ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar të Watfordit këtë edicion dhe trajneri ka besim të madh në të.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












