Sport
Behrami: Nuk jam rrahur me Djourou-n!
Dyshemeja në gardërobës ishte e rrëshqitshme kështu që unë papritur jam rrëzuar vetë. Ai nuk ka bërë asgjë”, ka sqaruar Behrami
Në vikendin e kaluar, në pauzën në mesin e ndeshjes së HSV kundër Wolfsburgut, Behrami, sipas medieve gjermane ka pasur një konflikt me bashkëlojtarin e tij, Johan Djurou i cili vjen po ashtu nga Zvicra. Konflikti, kanë shtuar mediet, ka përshkallëzuar edhe në rrahje.
Por, lojtari shqiptarozviceran e mohon këtë. Në një prononcim për mediet italiane (Sky-Italia) ai ka thënë se ka pasur vetëm një mospajtim rreth vlerësimit të ndeshjes, të cilën deri në atë pikë, HSV po e humbte me rezultatin 0-1. Në këtë kontekst ka pasur edhe një fjalosje por në asnjë mënyrë konflikt fizik.
“Unë me Djourou-n nuk e flasim të njëjtën gjuhë, për këtë arsye edhe nuk kemi mundur të merremi vesh menjëherë. Ne ishim ballë për ballë me njëri tjetrin por nuk jemi rrahur, përcjell albinfo.ch. Dyshemeja në gardërobës ishte e rrëshqitshme kështu që unë papritur jam rrëzuar vetë. Ai nuk ka bërë asgjë”, ka sqaruar Behrami.
Pastaj, shtypi ka hedhur vaj në zjarr, në një moment kur gjendja për ne edhe ashtu është mjaft e vështirë (HSV është në vendin e fundit në bundesligë!). Dhe, po e përsëris: nuk ka pasur fare rrahje. Po të ishte ndryshe, gjurmët te unë do të shiheshin edhe tash.
Për fund, Valoni ka pranuar se HSV, në 6 ndeshjet e mbetura e ka vështirë të shpëtojë nga rënia një rang më poshtë. Dhe ka shtuar: “Hamburgu për mua mbetet një përvojë e keqe”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni Gjatë festave të Pashkëve, trafiku drejt jugut në Kalimin e Gotthard-it pritet të jetë i rëndë,... -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale












