Sport
Behrami shqyen topin, shqyhen fanellat e lojtarëve
Topin e shpërtheu futbollisti shqiptar Valon Behrami, gjatë një dueli me Antoine Griezmann. Kjo ishte hera e parë që ndodhte në këtë Evropian dhe sigurisht se nuk ndodh shpesh
Diçka e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Francës. Derisa po flitet për teknologji në futboll, topi është shpërthyer, shkruan albinfo.ch.
E, topin e shpërtheu futbollisti shqiptar Valon Behrami, gjatë një dueli me Antoine Griezmann. Kjo ishte hera e parë që ndodhte në këtë Evropian dhe sigurisht se nuk ndodh shpesh.
Por, edhe fanellat e disa lojtarëve të Zvicrës janë shqyer si ajo e Granit Xhakës dhe Admir Mehmedit, edhe pse ndeshja nuk ka qenë e vrazhdë.
Legjenda e Anglisë, Gary Lineker ka komentuar kështu: “Mendoj se fanellat e Zvicrës ishin nga letra. Ju keni një top të shqyer të Adidasit dhe fanella të shqyera të Pumas. Kjo tregon për efikasitetin gjerman”, ka thënë analisti i BBC.
https://www.youtube.com/watch?v=N2cyx2LgkyA
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













