Futboll
Behrami ‘sulmon’ sërish Petkoviqin
Mesfushori shqiptar ende është i zhgënjyer që u përjashtua nga Zvicra nga Vladimir Petkoviq
Jeta vazhdon, por plagët nuk shërohen lehtë. Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, është ende i dëshpëruar nga veprimi i Vladimir Petkoviq, i cili e përjashtoi nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
Behrami për “Blick” është shprehur se ka merituar më shumë respekt, përcjell albinfo.ch.
Ai ka treguar edhe bisedën që kishte me të. “Kemi folur shumë pak. Rreth tre minuta. Më tha se duan të bëjnë ndryshime në gjeneratë”, thotë Behrami. Por, vetëm ai dhe Blerim Xhemaili u larguan, derisa lojtarët e tjerë të vjetër mbetën.
“Ai nuk më pyeti fare për mendimin tim, nuk më pyeti nëse jam gati për të vazhduar dhe çfarë mendoj për të ardhmen, sidomos pas Kupës së Botës ku kishim një performancë të mirë”, ka thënë Behrami.
Behrami është futbollisti i vetëm që është paraqitur në katër Kampionate Botërore me Zvicrën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












