Kosova
Bëhuni gati për acar në Zvicër dhe Kosovë
Ditët e ardhshme Kosova do të përfshihst me mot të ligë dhe ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore, transmeton albinfo.ch.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.
Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.
Edhe Zvicra do të përfshihet nga moti i ftohtë, sipas parashikimit të Zyrës Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSuisse).
Nga e shtuna, më 6 mars, dëbora dhe kushtet e ftohta priten përgjatë shpatit verior të Alpeve dhe në fushat në disa rajone, përcjell albinfo.ch.
Temperaturat do të shkojnë deri në minus 4 gradë celsius, kurse në fundjavën e ardhshme mund të ketë edhe reshje bore.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














