Integrimi
Bëhuni pjesë e zgjidhjes së problemeve të mërgatës
Ftohen të gjithë mërgimtarët të marrin pjesë në debatin që do të organizohet këtë muaj në Zvicër nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim
Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim, si pjesë e projektit “Diaspora për Zhvillim” në bashkëpunim me “Solidar Suisse”, gjatë muajit maj do ta vizitoj Zvicrën me qëllim të themelimit të “grupeve të fokusit”, qëllimi i të cilëve është diskutimi i temave të ndryshme që janë brengë për diasporën kosovare.
“Duke i diskutuar këto brenga ne do të njihemi më afër me problemet që e shqetësojnë mërgatën tonë dhe në këtë mënyrë këto brenga do t’i shndërrojmë në politika të projektit, respektivisht të gjejmë alternativa për zgjidhjen e këtyre problemeve së bashku”, thonë iniciatorët e këtj debati.
Në vijim e gjeni linkun që është publikuar në albinfo.ch lidhur me këtë projekt: http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/aktuale/shqet%C3%ABsimet-kryesore-t%C3%AB-diaspor%C3%ABs-kosovare-69961
Të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë pjesë në këto grupe, ashtu që gjatë vizitës sonë në Zvicër të kemi mundësi më lehtë për t’i kontaktuar.
Të interesuarit duhet të regjistrohen në e-mail adresën: [email protected] dhe të shënojnë informata si në vijim: – emrin dhe mbiemrin – email adresen & nr.telefonit- profesionin- moshën dhe- adresën e banimit. Faleminderit për kontributin tuajMe respektStafi i projektit „Diaspora për Zhvillim – DfD“
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













