Lajme
Belgjika investon 300 milionë euro në Kosovë?
Përfaqësuesi i firmës Belenergy ka pohuar se për realizimin e këtij projekti kapital ekzistojnë të gjitha garancitë bankare
Kompania Belenergy nga Belgjika do të investojë në komunën e Deçanit rreth 300 milionë euro për ndërtimin e fluturakeve që prodhojnë energji nga era.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie për Kosovë, Hajdin Bela ka shpalosur projektin dhe ofertën ditë më parë tek krerët komunalë dhe në prani të ekspertëve lokalë të Deçanit lidhur me realizimin e projekteve për prodhimin e energjisë alternative, paraprakisht të fluturakeve që mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike nga era.
“Për shkak të konfiguracionit të tij, Deçani, është shumë atraktiv për realizimin e projekteve të energjisë alternative”, ka thënë Bela.
Përfaqësuesi i firmës Belenergy ka pohuar se për realizimin e këtij projekti kapital ekzistojnë të gjitha garancitë bankare të kompanisë në fjalë për investime deri në 300 milionë euro. Sipas eksperteve belgë, në fazën e parë të projektit brenda disa ditëve do të fillojë puna shkencore e ekspertizës së fizibilitetit, dhe menjëherë do të fillojë edhe puna në ndërtimin dhe ngritjen e 150 fluturakeve, që do të jenë të shpërndara edhe në disa komuna të tjera të Rrafshit të Dukagjinit.
“Nuk do të ndalemi vetëm me kaq. Në projekt është saktësuar dhe planifikuar jo vetëm prodhimi i energjisë alternative, por do të ngrihet edhe fabrika për prodhimin e stabilimenteve për fluturake me mundësi reale të punësimit të afro 200 punëtorëve”, ka thënë Bela.
Ndërkaq, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka premtuar përkrahjen institucionale dhe gjithçka që është në kuadër të ligjeve për investimet që do t’i bëjë kjo kompani nga Belgjika.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











