Lajme
Belgjika, shteti ku do të punohet vetëm 4 ditë në javë
Ligji i ri belg lejon punonjësit të punojnë 4 ditë
Së fundmi, qeveria belge deklaroi se punonjësit e këtij shteti tashmë mund t’u kërkojnë pronarëve të punojnë 4 ditë në javë, pa humbur asnjë qindarkë nga paga e tyre, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ligji i ri belg lejon punonjësit të punojnë ditë më të gjata gjatë javës, që i lejon ata të kenë një fundjavë 3-ditore.
Pronarët kanë mundësi ta refuzojnë këtë kërkesë vetëm nëse kanë një arsyeje mjaft të mirë për ta bërë këtë.
Që duhet ta shoqërojnë me një letër formale adresuar shtetit belg.
Belgjika e ka konsideruar këtë ide që prej tetorit, në fillim si pasojë e pandemisë, e më pas për të parë nëse kjo iniciativë do të sillte rezultate pozitive.
Sipas ligjit të ri, punonjësit mund të punojnë një maksimum prej 9.5-10 orësh në ditë.
Punonjësit do të vendosin vetë nëse do të punojnë 4 ditë apo jo. Megjithatë, orari i punës nuk do të ulet në sistemin e ri. Ata që duan të punojnë 4 ditë, do të shtojnë orarin e punës gjatë këtyre 4 ditëve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë











