Bota
Belgjikë, për herë të parë kryhet „vdekja e asistuar“ e një të mituri
Në Belgjikë eutanazia është miratuar në vitin 2002, dhe dy vjet më parë kanë ndryshuar rregullat për ta mundësuar atë edhe për të miturit në situata mjekësore të pashpresa
Në Belgjikë është kryer akti i eutanazisë (vdekjes së asistuar) ndaj një të mituri, rasti i parë pasi vendi kishte miratuar me ligj në vitin 2014, tha kryetari i Bordit Shtetëror për eutanazinë.
I mituri ishte në gjendje kritike, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion të mëtejshëm.
Në Belgjikë eutanazia është miratuar në vitin 2002, dhe dy vjet më parë kanë ndryshuar rregullat për ta mundësuar atë edhe për të miturit në situata mjekësore të pashpresa.
Belgjika është i vetmi vend në botë që lejon eutanazinë për të miturit në të gjitha moshat, ndërsa në Holandën fqinje, ata duhet të kenë më shumë se dymbëdhjetë vjet.
Në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2013 në Belgjikë, vdekja e asistuar është kryer te 8752 persona, raportoi Bordi i Kontrollit të Shtetit për eutanazinë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












