Lajme
Beogradi, mund t’i bind serbët për komunë të re në veri
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka pranuar se krijimi i komunës në pjesën veriore të Mitrovicës nuk do të mund të realizohet pa përkrahjen e Beogradit.
Duke folur për sfidat e krijimit të komunës veriore, Feith është shprehur se vetëm Beogradi mund ta bindë komunitetin serb në veri që ta pranojë decentralizimin në atë anë.
Edhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, njëherësh ministër i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka theksuar se ekipi përgatitor komunal i Mitrovicës është më i organizuar dhe po punon në mënyrë aktive për përmbushjen e objektivave e që është krijimi i komunës së re në atë pjesë.
Sipas tij, qytetarët serbë të pjesës veriore, po kundërshtojnë që të pranojnë këtë projekt i cili është paraparë edhe me pakon e ish-presidentit Martti Ahttisari.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













