Lajme
Beqaj:Raporti i Martyt për ta prishur imazhin e Kosovës
Ministri kosovar për Integrim Evropian, Besim Beqaj, në deklaratë për televizionin zviceran, “TSR”, ka deklaruar se akuzat e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, janë akuza të pavërteta dhe se janë të orkestruara nga Serbia.
“Është shume pikëlluese të dëgjosh se një diplomat i lartë, si Marty, lanson në emër të një institucioni zyrtare këso lloj akuzash të pavërteta. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se këto thashetheme janë të orkestruara nga Serbia. Nuk janë fakte nëse dikush pohon se ka dëgjuar diçka.
Faktet duhen të përmbajnë elemente konkrete. Ky raport është planifikuar pikërisht në kohën e zgjedhjeve për ta prishur imazhin e Kosovës. Ne mirëpresim çfarëdo lloj hetimesh me një kusht që ato të jenë të mbështetura në fakte, kurse ata që ofrojnë pretendime të rrejshme duhet të përgjigjen përpara ligjit“, ka thënë ministri Beqaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










