Lajme
Bëri listën për vrasjen e shokëve të klasës, arrestohet 11 vjeçari
Një djalë 11-vjeçar amerikan është arrestuar pasi kishte kërcënuar se do të sulmonte me armë një shkollë në Silver Sands. Sipas sherifit të zonës, ai kishte një listë me emra dhe objektiva.
Djali gjithashtu u kishte treguar shokëve të klasës një video të arsenalit të tij dhe kishte bërë kërcënime të dhunshme. Videoja u shpërnda nga Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood në X, shkruan A2.
Në video, në një tavolinë shihen pistoleta të ndryshme, municione të rreme, shpata, thika dhe armë të tjera, të cilat i janë sekuestruar djalit.
“Sapo arrestuam një student të shkollës së mesme Creekside, i cili kërcënoi se do të sulmonte shkollën e mesme Creekside ose Silver Sands. Ai kishte shkruar një listë me emra dhe objektiva”, tha sherifi Mike Chitwood.
Sherifi ka publikuar edhe një video të policëve që e shoqërojnë djalin të prangosur në burg.
“Sa herë që bëjmë një arrestim, fotografia e fëmijës suaj do të shfaqet atje. Ne do ua nxjerrim foton që ta shohin të gjithë”, tha Sherif Chitwood në një konferencë për shtyp.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












