Kosova
Berisha e Kurti flasin për dëmet nga shkëmbimi i territoreve
Kurti ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi për të cilën ka thënë është aventurë personale por që paraqet një lojë të rrezikshme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Të dy kanë dal me qëndrimin se janë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve.
Berisha tha se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka dëgjuar ndonjëherë të vihen në diskutim kufijtë e Kosovës. Deputeti demokrat u shpreh se është një nga aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit për Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit.
Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe deputetëve kosovarë ti japin fund kësaj situate sipas tij dramatike. Ndërsa Kurti ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi për të cilën ka thënë është aventurë personale por që paraqet një lojë të rrezikshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












