Lajme
Berisha garanton hetimet e EULEX-it për raportin e Marty-t
Berisha në takim me Williamson-in u shpreh plotësisht dakord me institucionalizimin e bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe EULEX
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka garantuar Kryeprokurorin e Task Forces Speciale hetimore të BE-së, Ambasadorin Clint Williamson, i cili drejton hetimet e EULEX-it në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty-t, për bashkëpunim të plotë për çuarjen në fund të hetimeve.
Berisha në takim me Williamson-in u shpreh plotësisht dakord me institucionalizimin e bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe EULEX-it.
Ai ka treguar gatishmërinë e plotë që, sa më shpejt, të nënshkruhet një marrëveshje apo të adoptohet legjislacioni i nevojshëm për krijimin e një kornize ligjore të plotë e të qartë, e cila që do t’i sigurojë EULEX-it zbatimin e plotë të mandatit të tij në hetimin e gjithanshëm të pretendimeve të raportit të Dick Marty-t.
Në përfundim të takimit u ra dakord që institucionet përkatëse të fillojnë menjëherë punën për hartimin e kësaj kornize ligjore.
Williamson e ka falënderuar Berishën për pritjen në këtë vizitë të dytë të tij në Tiranë, e cila ka për qëllim vazhdimësinë e bashkëpunimit të vendosur gjatë vizitës së tij të mëparshme.
Williamson ka deklaruar se në takimet e zhvilluara deri tash kishte konstatuar gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të qeverisë shqiptare dhe e falënderoi Kryeministrin Berisha për këtë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla












