Shqipëria
Berisha largohet nga seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri
Derisa kryeministri shqiptar Edi Rama mori fjalën në seancën e përbashkët Shqipëri Kosovë në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë¸ kreu i opozitës, Sali Berisha, nuk pranoi të dëgjonte fjalimin e tij dhe jashtë sallës vijoi me akuzat ndaj tij, duke e cilësuar Ramën si “nga armiqtë më të mëdhenj të Kosovës”0.
Sipas Berishës, “Rama është i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksander Vucic, që në vend se të bëj avokatinë e Kosovës, kalon nga samiti në samit për të mbrojtur Beogradin. Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës, përfshirë skenarë për ta ndarë së bashku me mikun e tij Vuçiq, transmeton a2, përcjell albinfo.ch.
Për ish-kryeministrin demokrat, “me këto qëndrime ai rezulton të një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar, ai është njeriu që po shkatërron qenien dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve”.
Berisha foli edhe për protestën që opozita pritet të mbajë përballë kryeministrisë gjatë samitit të BE-së në Tiranë. “Asnjëri nuk mund të pengojë, Rama bën mirë mos të blindojë institucionin, sepse do të bëhej gazi i botës. Ne do të protestojmë kundër tij, por jemi pro samitit”.
I pyetur nëse ai i druhet shpalljes non grata nga Bashkimi Europian, Berisha u përgjigj: ”Mendoj se akuzat nuk më kanë penalizuar, madje, më kanë dhënë mundësinë të mbroj dinjitetin tim”.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












