Lajme
Berisha: Në OKB do të kemi dy shtete shqiptare
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha po lobon për njohjen e shtetit të Kosovës, e cila do t'i mundësonte anëtarësimin në OKB
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se po lobon për njohjen e shtetit të Kosovës, e cila do t’i mundësonte anëtarësimin në OKB dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare.
“Sot Kosova është një vend që ëndrrën e saj e ka bërë realitet dhe kjo është një nga ëndrrat e gjithë kombit shqiptarë që sot e shohim Kosovën të lirë dhe të pavarur. Dhe duhet vlerësuar fakti që vizioni i Kosovës për të ardhmen është një mundësi shumë e madhe”, ka theksuar Berisha.
Ai ka deklaruar se, në margjinat e sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po lobon për njohjen e Kosovës.
Kryeministri Berisha ka folur edhe për takimin e përzemërt me presidentin Obama, ish-presidentin Klinton, zhvillim e hovshëm ekonomik të Shqipërisë, për diasporën shqiptare etj.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











