Shqipëria
Berisha: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse nuk pranohet kërkesa jonë për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se nuk do ta votojnë draftin e KQZ-së nëse nuk pranohet kërkesa e tyre që emigrantët të votojnë pa pasaportë biometrike.
Nëse kjo kërkes nuk pranohet, Berisha paralajmëroi organizimin e demonstratave pranë ambasadave dhe institucioneve të tjera.
Berisha: Pra, ne e bëmë edhe kompromisin, por, meqenëse u kërkua dhe në sensin që të bëjmë ndryshime me lëshime reciproke, kjo nuk duhet të jetë fare lëshim. Nuk mund të ketë forcë politike që të pranojë të ndëshkojë dy të tretat e shqiptarëve se nuk kanë letërnjoftimet shqiptare apo pasaportat në xhep.
Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues.
Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave.
Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë.
Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit.
Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës.
Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë.
Unë nuk them se të gjithë këta nuk kanë dokumente, por në tërësi nuk kanë dokumente. Dhe nga të katër anët e vendit njoftohemi se ne nuk po regjistrohemi dot për shkak të dokumenteve.
Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës.
Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë.
Do kushtëzoni kërkesën tuaj me votën në Kuvend për draftin që ka ardhur nga KQZ?
Berisha: Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në Parlament nëse mohohet kjo. Nëse Parlamenti sanksionon praktikën e mohimit të votes së ⅔ të shqiptarëve, ne nuk e pranojmë këtë. Ne po dërgojmë ligjin në Parlament i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare. Praktika tjetër është praktikë ndëshkuese. Njëri vëlla që ka një letërnjoftim shqiptar voton, vëllai tjetër që nuk e ka nuk voton.
Rrezikon PD të kthehet në minuese procesi?
Berisha: Minuese e procesit është PS që i lejon vetes të marrë një vendim përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Kjo tregon se këta e kanë nisur për t’u tallur këtë proces.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












