Lajme
Berisha pranon humbjen, jep dorëheqje nga PD
Në një konferencë për medie, Berisha i bëri një rezyme punës së tij 22 vjeçare në politikë, ndërkaq fjalët e tij u pritën me lot nga shumë të pranishëm, simpatizant të PD
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pranoi humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërkohë deklaroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të Partisë Demokratike. Ai tha se përgjegjësia për këtë humbje bije vetëm mbi të si kryetar, prandaj dorëhiqet nga partia, duke i uruar rivalit Edi Rama fitoren.
Në një konferencë për medie, Berisha i bëri një rezyme punës së tij 22 vjeçare në politikë, ndërkaq fjalët e tij u pritën me lot nga shumë të pranishëm, simpatizant të PD-së.
Ai tha se këtë fjalim mos ta marrin si lamtumirës, sepse për demokratët pritët të bëjnë edhe shumë punë për Shqipërinë. “Demokratët nuk kanë për ta dëgjuar ndonjëherë një fjalim lamtumirë”, deklaroi Berisha duke kërkoi që PD të mbetet kompakte.
“Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, me një vendim, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD-së, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtarë i Partisë Demokratike dhe deputet i saj”, tha Berisha.
Ai e cilësoi të qartë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke shtuar, se ai dhe e gjithë Partia Demokratike e kanë pranuar. “Në karrierën time politike më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam patur, kam ndjerë vetën si shërbëtor i juaji dhe i vendit tim”, tha ai.
Kryeministri Berisha tha se ka bërë gjithçka që të përmbush me përkushtim detyrimet, duke qenë i vendosur, se do të largohet nga postet, nëse arsyet shëndetësore nuk e lejonin.
“Por, kjo nuk ndodhi, energjitë e mia janë po ata që kam patur. Veç kësaj unë gjithnjë kam qenë i vendosur, i bindur, t’i bindem verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje, Unë besoj se ata nuk gabojnë”, tha Berisha dujke kërkuar nga demokratët që të ndihen krenar.
Sot jeni të mërzitur, tha si, sepse kanë humbur një betejë, “por alternanca e pushtetit me votën e lirë është parimi që ne mbrojmë më shumë. Është e rëndësishme dhe e domosdoshme, që demokratët të qëndrojnë të bashkuar, pasi detyra shumë të mëdha i presin”.
Ky ishte takimi i parë me media i kryeministri Berisha, pas partia e tij humbi bindshëm nga Koalicioni i Majtë i drejtuar nga Edi Rama. Ky i fundit do ta ketë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë, duke siguruar kështu 85 mandate në Kuvendin e Shqipërisë që përbëhet prej 140 deputetësh.
Kryeministri Berisha erdhi në pushtete në Shqipëri menjëherë pas zgjedhjeve të para pluraliste në vitin 1992. Deri në vitin 1997, ai qëndroi si kryetar i Shqipërisë në një sistem që më shumë ishte presidencial. Në vitin 1997 ai u mund nga kryesocialisti Fatos Nano, në dy palë zgjedhjet e ardhshme.
Në vitin 2005, Koalicioni i djathtë i prirë nga Berisha i fitoi zgjedhjet, duke u zgjedhur kështu kryeministri i Shqipërisë, post që e ka akoma, pasi që fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2009.
Sali Berisha, një kardiolog i shquar i kohës së komunizmit, mban meritat për çrrënjosjen e komunizmit në Shqipëri, për inkuadrimi e Shqipërisë në NATO dhe për ndërtimin e Rrugës së Kombit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











