Lajme
Bërja biznes në Kosovë nuk është e lehtë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka diskutuar legjislacionin e politikave tregtare, ku ishin të ftuar përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendëse dhe të organizatave të ndryshme.
Takimi i Grupit punues për politika tregtare është vlerësuar një rast i veçantë për t’u informuar nga dora e parë për ndryshimet tejet të rëndësishme në legjislacionin e politikave tregtare.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thkesuar se qëllim dhe synim i MTI-së dhe qeverisë është funksionalizimi dhe përmirësimi i raportit tregtar në Kosovë, përmirësimi i politikave tregtare dhe mbi të gjitha ngritja e dialogut dhe e debatit me të gjithë ata që janë në vijë të frontit, për të rimarrë të gjitha udhëzimet për përmirësimin e politikave tregtare, raporton Zëri.
“Ashtu siç është bërë publike deri më tani dhe që do të bëhet edhe me tutje, Qeveria e Kosovës në pranverë të këtij viti ka dalë me një plan për zhvillimin ekonomik. Ky plan parasheh një përmirësim të bilancit tregtar, ulje të varfërisë, si dhe ngritje të punësimit”, ka deklaruar ministrja e MTIsë, Kusari-Lila.
Sipas saj të bërit biznes në Kosovë nuk është i lehtë. Për këtë ajo ka thënë që ka mangësi edhe në legjislacion.
Ajo po ashtu iu referua edhe Raportit të progresit, i cili sapo është publikuar para tri ditësh dhe i cili ka shënuar një mungesë të lëvizjes, pasi që nuk janë bërë hapat e duhur në kuadër të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Ndërkaq Flamur Keqa, drejtor i Departamentit të Tregtisë në MTI, ka thënë se ideja është që të fillohet operacionalizimi dhe funksionalizimi më i madh i grupit punues. Ai po ashtu ka deklaruar se gjatë këtij takimi pritet të krijohen nëngrupet punuese, të cilat do të merren me çështje specifi ke sa i përket ekonomisë dhe tregtisë.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













