Lajme
Berlin: Krasniqi përballë turkut Sahin
Krasniqi dhe Sahin do të luftojnë për titullin vakant "WBO International" në kategorinë gjysmë të rëndë
Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi të shtunën (sonte) do të boksoj kundër turkut Serdar Sahin.
Nga 7 Janari, kur edhe e mbrojti titullin e Evropës ndaj Hakim Zoulikha, Krasniqi nuk e ka zhvilluar asnjë duel. Megjithkëtë kosovari është gati për duelin e së shtunës, i cili do të zhvillohet në Berlin, në arenën “O2 World”.
“Mezi po e pres të ngjitem në ring dhe të fitoj titullin e radhës, ka kohë që nuk kam boksuar, mirëpo jam i përgatitur shumë mirë dhe i gatshëm që tani të ngjitëm në ring. Shpresoj se do të ketë sa më shumë shikues shqiptarë në sallë dhe do ta tregoj një luftë të shkëlqyeshme me një rezultat po aq të mirë” ka deklaruar Krasniqi për albanianboxing.com.
Krasniqi, i cili radhitet i pesti në ranglistën e WBO’së, gjatë karrierës ka zhvilluar 39 duele. Prej tyre ka fituar 37 (13 me nokaut) ka humbur dy herë derisa nuk ka barazuar asnjëherë.
Kurse Serdar Sahin i ka zhvilluar 20 duele dhe i ka fituar të gjitha (13 me nokaut), kurse deri tani ka luftuar në një kategori më të rëndë, në Cruiserweight, dhe për këtë fakt ai do të jetë kundërshtarë edhe më i vështirë për boksierin shqiptarë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026








