Fotolajmi
Berlin, nëntë persona të vrarë, dhjetëra të plagosur
Së paku nëntë persona u vranë dhe pesëdhjetë tjerë janë plagosur pasi një kamion sonte kishte hyrë në një treg krishtlindjesh të mbushur me njerëz në Berlin, informuan autoritetet gjermane.
Gazeta “Berliner Zeitung” ka raportuar se kamioni erdhi nga rruga dhe hyri në tregun pranë Kishës Wilhelm në pjesën perëndimore të Berlinit.
Nuk është ende e qartë nëse ishte një aksident apo sulm, por burimet policore thanë për Agjencinë DPA se po trajtojnë incidentin si një sulm ngase sulmuesi fillimisht kishte ikur.
Mirëpo burime tjera thonë se policia ndërkohë e ka arrestuar shoferin e dyshuar të kamionit dhe se një njeri është gjetur i vrarë në kabinën e kamionit. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Targat e kamionit dhe regjistrimi i tij kanë qenë polakë
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













