Shkurt.ch
Berlini, presion Zvicrës për sanksionet kundër Rusisë
Qeveria Gjermane do të përshëndeste nëse sa më shumë shtete jashtë BE-së, e në mesin e tyre edhe Zvicra, të bëhen pjesë e sanksioneve
Gjermania i bën presion Zvicrës që t`i bashkohet vendimit të Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Berlini zyrtar do të përshëndeste nëse sa më shumë shtete që janë jashtë BE-së, e në mesin e tyre edhe Zvicra, të bëhen pjesë e marrjes së masave”, ka thënë të hënën një zëdhënës i qeverise gjermane.
Paraprakisht, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman Michael Fuchs kishte kritikuar Zvicrën përse nuk po dëshiron t`i bashkohet plotësisht sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.“
Duke qenë se Zvicra përfiton në një masë të madhe nga BE-ja, do të ishte një shenjë solidariteti nëse ajo tash do t`u bashkohej sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, ka thënë Fuchs për agjencinë e lajmeve Reuters.
Duhet evituar gjendja që (përmes Zvicrës) të krijohen mundësi manovrimi për bankat ruse, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













