Shkurt.ch
Berna ka nisur një fushatë informative për fruthin
Këtë javë (21-27 prill) edhe Zvicra do të marrë pjesë në Javën evropiane për vaksinim. Enti Federal për Shëndetin Publik (OFSP )do të përqendrohet në sëmundjen e fruthit, për të cilën “mbulimi me vaksina është i pamjaftueshëm”. Aktualisht, vetëm 82% e fëmijëve janë të vaksinuar dy herë kundër kësaj sëmundjeje, mënyra e vetme për një […]
Këtë javë (21-27 prill) edhe Zvicra do të marrë pjesë në Javën evropiane për vaksinim. Enti Federal për Shëndetin Publik (OFSP )do të përqendrohet në sëmundjen e fruthit, për të cilën “mbulimi me vaksina është i pamjaftueshëm”.
Aktualisht, vetëm 82% e fëmijëve janë të vaksinuar dy herë kundër kësaj sëmundjeje, mënyra e vetme për një mbrojtje efikase.
Në vitin 2011, 679 raste janë raportuar, prej të cilave 10% kanë përfunduar në hospitalizim. Duhet pasur parasysh që disa komplikime mund të lindin kur jemi të prekur nga fruthi, thotë Zyra Federale e Shëndetit Publik në një deklaratë për media.
Fruthi duhet të zhduket
Sipas strategjisë nacionale për eliminimin e fruthit (2011-2015 ), kjo sëmundje duhet të çrrënjosen në vitin 2015, gjë që është e mundur vetëm kur 95% e popullsisë do të jetë imunizuar falë vaksinimit. Aktualisht, vetëm 82% e fëmijëve kanë pranuar dy vaksinat e nevojshme, vë në dukje Zyra e lartpërmendur. Ndërsa, 10% prej tyre kanë marrë vetëm vaksinën e parë.
“Imunizimi është një veprim solidariteti”, përkujton Zyra përkatëse. Me vaksinimin, ne gjithashtu mbrojmë të tjetrët dhe parandalojmë sëmundjen nga përhapja.
Zyra e Shëndetit Publik ka botuar një broshurë informative kushtuar fruthit. Ajo do të jetë në dispozicion në zyrat mjekësore, barnatore, spitale, kopshte dhe shkolla.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











