Shkurt.ch
Berna ndan çmimin social për punë vullnetare
Çmimi do të jepet për rezultate të punës vullnetare ose të nderit, që kanë kryer individët, grupet ose organizatat që veprojnë në Bernë
Drejtoria për arsim, punë sociale dhe sport këtë vit do të ndajë për të 17-ën herë “çmimin social” (Sozialpreis). Afati për konkurrim fillon menjëherë, që nga shpallja dhe vazhdon deri më 27 gusht 2012.
Çmimi do të jepet për rezultate të punës vullnetare ose të nderit, që kanë kryer individët, grupet ose organizatat që veprojnë në Bernë.
Dorëzimi solemn i çmimit do të bëhet më 5 dhjetor 2012, në ditën e OKB-së për punë vullnetare.
Me ndarjen e këtij çmimi, qyteti i Bernës falënderon të gjithë ata që kryejnë punë vullnetare dhe i bën ata të dukshëm për opinionin. Çmimi ka edhe vlerën monetare prej 10.000 frangash në vit dhe financohet nga fondacioni Warlomont-Anger.
Një juri, e kryesuar nga qeveritarja e komunës së Bernës Edith Olibet shpall fituesin ose fituesen.
Çmimin social të vitit 2011 e pati marrë organizata “Die Grauen Panther Bern”. Ndërsa një mirënjohje kishte shkuar në adresë të projektit Rugby@school.
Për këtë çmim mund ta propozojnë veten individët, grupet ose organizatat që bëjnë punë vullnetare apo ato mund të kandidojnë dikë tjetër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar












