Lajme
Berna refuzon lejen prindërore me pagesë për 24 javë
Qytetarët e Bernës nuk dëshirojnë lejen prindërore kantonale me pagesë prej 24 javësh, e cila do t’i shtohej pushimit të lehonisë dhe atësisë.
Ata hodhën poshtë me 66.5% një iniciativë që do të përfshinte kosto të vlerësuara në 200 milionë franga në vit, shkruan RTS.
Për dallim nga Gjeneva, kantoni i Bernës nuk do të veprojë si pionier në fushën e politikës familjare në Zvicër.
Elektorati hodhi poshtë të dielën me 211.719 vota kundër 106.703 nismën “Për lejen prindërore kantonale” të mbrojtur nga e majta, por e kontestuar nga partitë borgjeze, Këshilli Ekzekutiv dhe Këshilli i Madh. Pjesëmarrja arriti në 43.3%, përcjell albinfo.ch.
Me këtë projekt, iniciatorët donin të pajtonin më mirë jetën familjare dhe jetën profesionale duke promovuar barazinë midis burrave dhe grave.
Për ta, leja prindërore do të kishte përfituar familjet duke lejuar një lidhje më të mirë mes dy prindërve dhe fëmijës. Do të kishte efekte pozitive edhe në shëndetin e familjes.
Një tjetër argument i paraqitur nga kundërshtarët, i cili mund të ketë dekurajuar qytetarët është kostoja vjetore bruto e lejes prindërore prej 24 javësh. Qeveria e vlerësoi atë në 200 milionë franga, kryesisht për t’u përballuar nga kantoni, shkruan RTS.
Në Gjenevë, të dielën u pranua një nismë e Liberalëve të Gjelbër që synonte të garantonte në Kushtetutë një leje prindërore prej 24 javësh.
Futja e lejes prindërore është në diskutim në disa kantone të tjera, duke përfshirë Neuchâtel, Valais dhe Vaud, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre














