Lajme
Berset: Ende heret për zbutje të masave, Zvicra nuk është si Austria
Sipas ministrit Berset, Austria ka përgjysmë më pak infeksione se sa Zvicra. Deri më 16 prill Këshilli Federal pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm
Ministri Federal i Shëndetësisë, Alain Berset, në kuadrin e aktiviteteve të tij në lidhje me pandeminë e koronavirisit, sot ka qëndruar për vizitë në Kantonin Valis, ku është informuar për situatën në vend, shkruan 20minuten.ch.
Ai është treguar “i mahnitur” për faktin se “sa shpejt autoritetet kantonale i janë përshtatur situatës së veçantë dhe se si i kishin zotëruar sfidat, transmeton albinfo.ch.
Spitalet janë të përgatitur mirë dhe deri më tani situata ka qenë nën kontroll – ashtu si dhe në të gjithë Zvicrën – ka thënë Berset.
Ndërkaq, i pyetur për lehtësimin e mundshëm të masave ndaj koronavirusit, veçanërisht lidhur me vendimin e Austrisë për të zbutur masat – Ministri i Shëndetësisë tha që Këshilli Federal po shikon vetëm “situatën epidemiologjike” në Zvicër.
Sipas Berset, Austria ka përgjysmë më pak numër raste shtë konfirmuara të infeksioneve sesa Zvicra. Prandaj, secili vend duhet të përcaktojë në mënyrë të pavarur hapat që do të ndërmarrë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se ende nuk është arritur piku dhe se nevojitet ende sakrificë nga të gjithë për të mundur këtë sfidë.
Sipas ministrit Berset, deri më 16 prill Këshilli Federal pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












