Shqipëria
Berset përmbyll vizitën në Shqipëri
Zv. Presidenti zviceran Alain Berset përfundoi vizitën në Shqipëri duke e cilësuar si të rëndësishme për dy vendet
Zv. Presidenti dhe ministri zviceran për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Alain Berset, viziton Shqipërinë, takohet me ministra të qeverisë dhe nënshkruan marrëveshjen për sigurimet shoqërore.
Zv. Presidenti dhe ministri Alain Berset kreu vizitën e parë në Shqipëri, ku u takua me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Vizita erdhi pasi Zvicra dhe Shqipëria ranë dakord që të bashkëpunojnë më ngushtë në fushën e sigurimeve shoqërore. Një marrëveshje e nënshkruar të premten, më 18.02. siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa u përket të drejtave të tyre për sigurime shoqërore dhe të kenë qasje më të mirë ndaj këtyre përfitimeve.
“Zvicra po mbështet procesin e reformave në Shqipëri. Sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm drejt këtij synimi. Jam i bindur që marrëveshja mbi sigurimet shoqërore sjell ndryshim pozitiv për qytetarët tanë dhe për shkëmbimet ekonomike të të dy vendeve tona”, tha Ministri Berset, transmeton Albinfo.ch.

Marrëveshja e re i mundëson qytetarëve që të marrin pensione edhe kur jetojnë jashtë vendit, ndërsa të dy qeveritë do të kenë një bashkëpunim më të mirë në parandalimin e mashtrimeve dhe abuzimeve me sigurimet shoqërore.
Ajo gjithashtu lehtëson lëvizjen e qytetarëve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata nga kontributet e dyfishta të sigurimeve shoqërore.
Zv. Presidenti Berset u takua me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj dhe diskutoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Zvicrës, dhe mbi përgjigjen ndaj krizave të tërmetit 2019 dhe pandemisë Covid-19. Ai gjithashtu takoi ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe vizitoi qendrën shëndetësore në Vorë, të renovuar më mbështetje zvicerane. Diskutimet u fokusuan në përpjekjet për t’u përballur me pandeminë, shtrirjen e vaksinimit dhe përvojat e dy vendeve në trajtimin e krizës. Një temë tjetër ishte mbështetja zvicerane për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Zvicra është aktualisht partneri kryesor dypalësh për Shqipërinë në sektorin shëndetësor.
Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë nga zyrtarë zviceranë në vitet e fundit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










