Kultura
„Besa“ bashkon shqiptarët nga Biel-Bienne
Në një artikull të saj, e përditshmja „Journal du Jura“ ka përshkruar aktivitetin e Shoqatës shqiptare „Besa“, duke nënvizuar domethënien e kësaj fjale.
«Këtë emër e mbajnë dy shoqata, njëra kulturore e tjetra sportive», ka precizuar Ali Sylejmani, anëtar aktiv i komunitetit shqiptar dhe këshilltar i qytetit. Rreth 80 familje janë anëtarë të Shoqatës „Besa“, shumica shqiptarë të Kosovës. Duke folur për aktivietet e paraluftës të bashkatdhetarëve, për „Journal du Jura“, ai ka potencuar se qëllimi i tyre ka qenë sensibilizimi i opinionit me atë se ç`është duke ndodhur në Kosovë, për të prezantuar kosovarët mu ashtu si janë: paqësorë dhe plot respekt.
„Dëshironim të zbardhim të vërtetën, pasi Beogradi ne na paraqiste si terroristë. Gjithnjë kemi nxitur të rinjtë që të jenë shembullorë dhe këmbëngulës në arritjen e sukseseve të tyre“, shpjegon më tej këshilltari i qytetit socialist. Lidhur me aktivitetet e Shoqatës kulturore, Sylejmani ka shpjeguar se qëllimi i shoqatës mbetet trashëgimi i kulturës shqiptare tek fëmijët, me organizimin e kurseve të gjuhës dhe historisë shqiptare.
«Numri i nxënësve është fluktiv për çdo vit dhe ndonjëherë arrin deri në 80, ndërsa kurset janë të financvura nga vetë prindërit. Një shoqatë tjetër që mban këtë emër është edhe klubi i futbollit `Besa` që ka lindur një vit më parë, nga bashkimi i dy ekipeve FC Rinia dhe FC Ceneri, të cilat kanë ekzistuar tashmë 15 më parë, ndërsa lojtarët ishin shqiptarë.
Dy ekipe janë duke luajtur në ligën e tretë, përkatësisht në të katërtën dhe një tjetër ekip junior do të sheh dritën shumë shpejt. A ka shembull më të mirë se sa kur i shoh bashkëkombasit e mi të integruar në Kombëtaren zvicerane të futbollit. Një sukses që vërtetë më bën të lumtur», përfundon Ali Sylejmani.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












