Lajme
Besimtarët e parë nisen për Haxh
Sipas një njoftimi lëshuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, sivjet pelegrinazhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë
Nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, sot kanë udhëtuar për në Arabinë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do ta kryejnë pelegrinazhin në Mekë e Medinë. Për t’i përcjellë ata, në Aeroport ishte edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili hanxhinjve të ardhshëm u uroj udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, sivjet pelegrinazhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë.
“Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura. Me besimtarët tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të hanxhinjve”, thuhet në njoftim.
Shkuarja e besimtarëve për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë. Ndërsa besimtarët nga Maqedonia udhëtojnë nga aeroporti i Shkupit, kurse ata të Luginës së Preshevës nga Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025










