Kosova
Besnik Tahiri i hyn garës për kryetar të Podujevës
U bë e ditur se AAK- ja ka shpallur dy kandidaturat për zgjedhjet lokale, Daut Haradinajn për Prishtinën dhe Besnik Tahirin për Podujevën. Pas konfirmimit nga Ramush Haradinaj, Tahiri ka treguar arsyet e kandidimit të tij nga radhët e AAK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, përcjell albinfo.ch.
Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se në këtë garë ka hyrë me seriozitetin më të lartë dhe se do të garojë për fitore.
“Kjo kandidaturë vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore.
Do t’i konsultoj të gjithë ata që duan dhe besojnë në ndryshimimin e vërtetë, pa dallim rreshtimesh e flamujve partiakë. Kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie. Por, një moment e mundësi që së bashku ta kapim hapin e ndryshimit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tahiri shtoi se “ju siguroj se gara, programi e ekipi, do të jenë model, ndërkaq ballafaqimi, do të jetë vetëm mbi programin e vizionin. Besoj, se ndryshimi është i vërtetë, vetëm kur ka objektiva të qarta e njerëz të përkushtuar. E kundërta është improvizim”.
Ky është postimi ti tij:
Te dashur llapjanë,
Me bindje të plotë kam vendosur të paraqes kandidaturën për Kryetar të Komunës së Podujevës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe deshiren time dhe te Aleances, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit tim te lindjes dhe qytetarëve te tij.
Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore.
Do t’i konsultoj të gjithë ata që duan dhe besojnë në ndryshimimin e vërtetë, pa dallim rreshtimesh e flamujve partiakë. Kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie. Por, një moment e mundësi që së bashku ta kapim hapin e ndryshimit.
Ju siguroj se gara, programi e ekipi, do të jenë model, ndërkaq ballafaqimi, do të jetë vetëm mbi programin e vizionin. Besoj, se ndryshimi është i vërtetë, vetëm kur ka objektiva të qarta e njerëz të përkushtuar. E kundërta është improvizim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














