E-Diaspora
Betim Bunjaku tërhiqet nga gara për ekzekutivin në Rapperswil-Jona
Me tërheqjen e kandidaturës së tij, ka thënë politikani i ri shqiptarozviceran “do të evitojë shkapërderdhjen e votave të spektrit të majtë e qendror”
Kandidati i pa parti për t`u zgjedhur në ekzekutivin e qytetit Rapperswil-Jona, Betim Bunjaku tërheq kandidaturën e tij për rundin e dytë të zgjedhjeve. Ai në një njoftim për media ka shkruar se do të përkrahë kandidaten e gjelbër, Silvia Kündig që kandidon për UGS-në, shkruan südostschweiz.ch.
Me tërheqjen e kandidaturës së tij, ka thënë politikani i ri shqiptarozviceran “do të evitojë shkapërderdhjen e votave të spektrit të majtë e qendror”, transmeton albinfo.ch. Ndonëse as në UGS nuk e sheh zgjidhjen ideale për qeverinë e qytetit, ai thotë se “ajo është megjithatë opsion më i mirë se të vijë një liberal i tretë (FDP) ose ndonjë konservator tjetër”.
Politikani i ri më tutje shpreh keqardhje për faktin se Rapperswil-Jona duket se edhe më tutje do të mbetet në duart e partive të djathta. “Blloku i djathtë nuk e ka ndërmend të hapet për demokracinë ose t`i qëndrojë konkordancës dhe kështu ai do të topisë edhe më tutje zhvillimin e qytetit”, ka shkruar Bunjaku. Ai thotë se do të vazhdojë të angazhohet politikisht, por e lë të hapur se në çfarë mënyre.
Në raundin e parë të zgjedhjeve që është mbajtur më 19 mars, Betimi kishte fituar 594 vota, ose kishte dalë i fundit, i pesti në listë.
Raundi i dytë mbahet më 21 maj. Aty do të marrë pjesë edhe kandidati i FDP-së me prejardhje boshnjake Ramiz Ibrahimovic, përcjell albinfo.ch. Ndonëse nuk i parashihen gjasa të mëdha, duhet theksuar se ai në raundin e parë pati zënë vendin e dytë, pas kandidatit favorit, Ueli Dobler nga CVP, i cili kishte fituar mbi 2700 vota.
Betim Bunjaku, 27 vjeçar, kishte kandiduar edhe për asamblenë e Komunës Rapperswil-Jona. Bunjaku është rritur në këtë qytet buzë Liqenit të Cyrihut. Ai ka një diplomë bachelor në ekonomi, nga Universiteti i St. Gallenit ku së shpejti do të marrë edhe masterin.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBetim Bunjaku
- Prejardhja:Rapperswil-Jona
- Vendi ku vepron:Rapperswil-Jona
- Profesioni:Politikan, ekonomist
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? Referendumi i planifikuar për 14 qershor 2026 lidhet me një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë... -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar












