Shqipëria
Betohet Bajram Begaj, Presidenti i ri i Shqipërisë
Pas Alfred Moisiut, ai është kreu i dytë i shtetit që vjen nga Forcat e Armatosura
Bajram Begaj ka dhënë betimin sot në Kuvendin e Shqipërisë si presidenti i tetë me radhë i Shqipërisë. Begaj bëri betimin me dorë mbi Kushtetutë, e detyrën e nisi pas këtij procesi.
Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës, ku do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga presidenti i deritanishëm Ilir Meta te presidenti i ri Bajram Begaj.
“Ta zëvendësojmë politikën e konfliktit me atë të dialogut dhe të ndërtojmë ura bashkëpunuese e lidhëse. Nevojitet unitet për të siguruar vitalitetin e Shqipërisë, të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha ndër tjera Begaj.
Pas Alfred Moisiut, ai është kreu i dytë i shtetit që vjen nga Forcat e Armatosura, përcjell albinfo.ch.
Emri i tij për të qenë presidenti i tetë me radhë i shtetit erdhi me bekimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili zgjodhi përsëri modelin e ushtarakut, duke iu referuar Alfred Moisut, që ai e cilësoi një sukses.
Bajram Begaj (55), ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.
Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










