Lajme
Biçikletat e të huajve, cak i vjedhjeve në Serbi
Një çift amerikan kishte vendosur me biçikletë të vizitonte vendet e Ballkanit. Për të shkurtuar rrugën, ata kishin marrë trenin prej Sofjes deri në Beograd. Biçikletat e tyre për herë të fundit i kishin parë në Nish.
Me të arritur në stacionin hekurudhor të Beogradit, turistët amerikanë kanë vënë re se biçikletat e tyre janë zhdukur. Bëhet fjalë për tipin e biçikletave “Kona Sutra” dhe “Jamis Explorer”, raportojnë mediat serbe. Policia po i kërkon hajnat e turistëve amerikanë.
Ditë më parë edhe çiklisti japonez, i cili udhëtoi nëpër botë me dy rrota dhe i cili ka lënë prapa vetes 20 mijë kilometra të kaluar, kishte mbetur pa mjetin e tij të transportues në Beograd!
Biçikleta e markës “Panasonic”, me të cilën japonezi udhëtoi rreth botës, është vjedhur te një qendër tregtare në Beogradin e Ri në mes të ditës.
Japonezi iu ankua gazetarëve sesi e kishte parkuar dhe e kishte kyçur me dry biçikletën e tij, kurse brenda qendrës tregtare nuk ka qëndruar më shumë se 20 minuta, por aq kohë i është nevojitur hajnit serb për t’ia vjedhur.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












