Lajme
Biden në zi për viktimat në shkollën në Georgia
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalë me një deklaratë për të shtënat që ndodhën në shkollën e mesme “Apalachee”, në shtetin e Georgias.
Biden ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden, janë në zi për vdekjen e atyre që iu ndërpre jeta për shkak të dhunës më të pakuptimtë me armë, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
“Ajo që duhet të ishte një sezon i gëzueshëm i kthimit në shkollë në Winder, Georgia, tani është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme se si dhuna me armë vazhdon të copëtojë komunitetet tona. Nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë këtë si normale”, deklaroi ai.
Presidenti Biden ripërsëriti thirrjen për ndalimin e armëve sulmuese dhe magazinat me kapacitet të lartë, siç ka kërkuar më parë, si dhe masa të tjera të kontrollit të armëve, duke përfshirë ruajtjen e sigurt të armëve të zjarrit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











