Kosova
Biden përgëzon Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përshëndetur përmes një deklarate zyrtare nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden shpreh vlerësim për vendimin e BE-së, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Europian po ndërmerr për të avancuar me integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik, duke nisur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment që Rusia ka shkatërruar paqen në Europë, është më e rëndësishme se kurrë që të mbështeten aspiratat për një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Demokracia, siguria dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për këtë vizion”, thuhet në deklaratë.
“Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm teksa këto kombe punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, forcojnë reformat demokratike dhe përkrahin sundimin e ligjit. Hapat që Bashkimi Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë në ditët e fundit, duhet të frymëzojnë të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e unionin në rajon, që të rrisin përkushtimin e tyre drejt forcimit të demokracive”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











