Lajme
Biden shkon në kishë para inaugurimit si president i SHBA-së
Pak çaste pas largimit të Donald Trump dhe të shoqes Melania nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, dhe bashkëshortja e tij, Jill, u larguan nga Blair House për të shkuar në kishë, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se eskorta e tij mbërriti në Katedralen e Shën Mateut në Uashington DC, ku do të marrë pjesë në meshë bashkë me familjen e tij dhe zv. presidenten e zgjedhur, Kamala Harris.
Donald Trump mbajti fjalimin e tij të lamtumirës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Në bazën ushtarake “Joint Base Andrews”, përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach, Trump u prit me brohoritje nga mbështetësit.
Ai i falënderoi për mbështetjen dhe iu shprehu dashurinë e tij. Nuk munguan falënderimet për mbështetësit e tij, familjen dhe bashkëshorten Melania Trump.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













