Lajme
Bideni mban sot fjalim nga Polonia
Bëhet e ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, do të konsultohet me aleatët nga krahu lindor i NATO-s në Poloni të martën, derisa lufta ruse në Ukrainë po shkon drejt një faze edhe më të ndërlikuar.
Pasi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, Bideni shkoi në Varshavë të hënën me një mision për të forcuar unitetin perëndimor, ndërsa Ukraina dhe Rusia përgatiten të nisin ofensivën pranverore.
Lufta më e rëndësishme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – ka lënë tashmë dhjetëra-mijëra të vdekur, ka shkatërruar sistemin e infrastrukturës së Ukrainës dhe ka dëmtuar ekonominë globale, raportoi Associated Press.
“Mendova se ishte kritike që të mos kishte asnjë dyshim, asnjë lloj dyshimi, për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftë”, ka thënë Bideni teksa qëndronte me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky në Kiev përpara se të nisej për në Poloni.
“Populli ukrainas është rritur në një mënyrë që pak njerëz e kanë bërë ndonjëherë në të kaluarën”, ka shtuar ai.
”Është planifikuar që Biden të takohet të martën me presidentin polak, Andrzej Duda, dhe të mbajë një fjalim nga kopshtet e Kështjellës Mbretërore të Varshavës, ku ai pritet të theksojë angazhimin e vendit të Evropës Qendrore dhe aleatëve të tjerë ndaj Ukrainës gjatë vitit të kaluar.
Të mërkurën ai do të konsultohet me Dudën dhe udhëheqës të tjerë të Bukureshtit “Nine”, një grup prej anëtarëve më lindorë të aleancës ushtarake të NATO-s.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë









