Lajme
Bie çmimi i naftës në botë
Së fundmi çmimi i naftës në bursë ka rënë krahasuar me disa ditë më parë.
Sipas Oil Price, nga të dhënat e ditës së djeshme një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barel.
Mirëpo në Kosovë dje kishte sërish rritje rekorde të çmimit të naftës.
Tash e sa muaj në Kosovë është rritur ndjeshëm çmimi i naftës dhe qytetarët po e konsiderojnë të papërballueshme për të paguar deri 1 euro e 90 centë për një litër naftë, aq sa kushtoi dje në disa pika të karburanteve, shkruan Albinfo.ch.
Javën e kaluar, në medie është raportuar se do të ketë ulje të çmimit të naftës mirëpo kjo nuk ndodhi, çmimet shkuan vetëm duke u rritur.
Rritja e çmimit të naftës ka ndodhur në nivel rajonal e global, por siç është raportuar në media çmimi ka filluar të bie në nivel ndërkombëtar.
Kujtojmë se ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.
Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












