CH-Ballkani
Bie fitimi neto i Bankave në Kosovë
Kreditë e korporatave u rritën në 6.3% apo 1.41 miliardë euro, ndërsa kreditë për ekonomitë familjare u rritën 15.4% apo 770 milionë euro
Fitimi neto i Bankave të Kosovës në shtatë muajt e parë të vitit 2016 ka rënë për 11.2 % apo 46.7 milionë euro. Këto të dhëna janë publikuar edhe nga Banka Qendrore e Vendit, bën të ditur ‘seenews.com’.
Portofoli i kredisë në sektorin bankar në fund të muajit korrik qëndronte në 2.18 miliardë euro, kurse në qershor kjo shifër tregonte 2.17 miliardë euro.
Kreditë e korporatave u rritën në 6.3% apo 1.41 miliardë euro, ndërsa kreditë për ekonomitë familjare u rritën 15.4% apo 770 milionë euro. Kreditë në monedhë tjetër, veç euros arriti në 4.4 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Depozitat e klientëve në Bankat e Kosovës u zgjeruan me 3.6% në vit në 2.71 miliardë euro në qershor.
Depozitat e ekonomive familjare u rritën 4.6% apo 2 miliardë euro, ndërsa depozitat e korporatave janë shtuar 5.3% në 574.3 milionë euro. Depozitat në valutë tjera arritën në 135.2 milionë euro.
Totali i aktiviteteve të sistemit bankar janë 3.5 miliardë euro deri në fund të korrikut, 4.7% më shumë se një vit më parë.
Të dhënat përfshijnë rezultatet financiare të dhjetë Bankat e Kosovës. Bankat më të mëdha të vendit në drejtim të pasurive janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Raiffeisen në Kosovë dhe ProCredit Bank.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












