Kosova
Bie importi i veturave në Kosovë
Shifrat e importimit të automjeteve nga jashtë kanë rënë që nga shfaqja e pandemisë COVID-19. Muaji prill shënon rënien më të ulët të importit të veturave në 400 sosh, nga 2000 sa kanë qenë në prillin e vitit të kaluar.
Për shkak të pandemisë COVID-19, importimi i veturave nga jashtë ka pësuar rënie.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, që nga marsi i këtij viti e deri në gusht Kosova ka importuar rreth 4 mijë automjete më pak se në muajt e njëjtë të vitit të kaluar.
Vlera e tyre kap shumën e 82 milionë eurove ose 32 milionë më pak se në 6 muajt e 2019-s.
Më së paku vetura janë importuar në muajin prill, vetëm 400 sosh në vlerë prej 4 milionë eurosh derisa vitin e kaluar ishin 2000.
Kësisoj, gjatë 2019-s qytetarët kanë shpenzuar 224 milionë euro për blerjen e veturave nga jashtë, ndërsa në tetë muajt e këtij viti janë shpenzuar 115 milionë euro.
Pandemia ka ndikuar edhe në rënien e importimit të veturave të reja, ku përsëri muaji prill është ndikuar më së shumti. Përgjatë këtij muaji janë importuar vetëm 91 vetura të reja në vlerë prej 1 milionë eurosh, krahasuar me prillin e vitit të kaluar kur janë importuar 338 vetura të reja me vlerë prej 5 milionë eurosh.
Në total brenda këtij viti janë importuar 6 mijë e 876 vetura të përdorura dhe 1 mijë e 194 vetura të reja.
Ligji për automjetet është në procedurë të plotësim-ndryshimit dhe ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka deklaruar se bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin, janë duke mundësuar lehtësimin e procedurave për regjistrim të automjeteve.
Nga të dyja ministritë nuk kanë pohuar e as mohuar nëse me plotësim-ndryshimin e këtij ligji do të rritet apo zvogëlohet kufiri i vjetërsisë së veturave që importohen nga jashtë./Koha
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












